Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë parashihet të ketë mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin shi, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje shiu dhe bore.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat në të dyja vlerat ekstreme do të fillojnë të kenë rritje nga dita e enjte.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira, për shkak të prezencës së elementeve meteorologjike. Indeksi UV ditën e hënë, të enjten dhe gjatë vikendit mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti./Gazeta Sinjali/