image Si dhe kur mund të aplikoni për të marrë paratë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike?

Financa

Si dhe kur mund të aplikoni për të marrë paratë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike?

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se si qytetarët mund të aplikojnë për të marrë paratë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe vendimet e Ministrisë së Financave.

Subvencionet do të bëhen sipas masave: 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga korrik/2021 e tutje.

Aplikimi bëhet përmes aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së https://www.atk-ks.org/

Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

• Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre muaj nga njëqind euro;

• Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre muaj nga pesëdhjetë euro;

• Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre muaj nga pesëdhjetë euro;

Aplikimi është i hapur nga sot dhe deri më 15 tetor 2021 në ora 00:00.

/GazetaSinjali/