image Si asnjëherë më parë, Memli Krasniqi e vlerëson Lëvizjen Vetëvendosje në këtë pikë

Kosovë

Deklaratë/ Si asnjëherë më parë, Memli Krasniqi e vlerëson Lëvizjen Vetëvendosje në këtë pikë

news image

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të bëjnë opozitë të fortë, ndërsa si asnjëherë më parë, e ka vlerësuar LVV-në në një pikë.

Krasniqi ka thënë se gjatë Qeverisë Haradinaj, LVV ka bërë opozitë më efektive sesa LDK-ja, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mua ma merr mendja që cilësia e grupit parlamentar e bën dallimin.. Qe po ua lavdoj Vetëvendosjen pak.. Herën e kaluar, LDK-ja ka qenë grupi më i madh parlamentar. Vetëvendosja ka qenë grupi i tretë parlamentar edhe kur ju patën hjekë këta të PSD-së. Por opozitën e ka bë më shumë Vetëvendosja sesa LDK-ja, sepse kanë pasë grup parlamentar -unë mendoj- të konsoliduar. Nuk e kanë më atë grup”, ka thënë ai në Pressing të T7.

Krasniqi ka thënë se opozitarizmi ka nevojë për grup të fortë parlamentar dhe ai vlerëson se partia e Albin Kurtit tani ka grup të dobët parlamentar. /Gazeta Sinjali/