image Si asnjëherë më parë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë - VIDEO

Kosovë

Si asnjëherë më parë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë – VIDEO

news image

Këto ditë të reshurat e shiut kanë bërë që në disa zonë të Kosovës të ketë vërshime të mëdha, por të reshurat e shiut kanë edhe anën pozitive, pasi në liqenin e Badocit është arritur niveli maksimal kapërderdhës.

Në disa postime në rrjetin social në Facebook të Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është bërë e ditur se nga të reshurat e shiut është arritur niveli maksimal i ujit në liqenin e Badovcit.

“Lajm fantastik, liqeni i Badocit pas një periudhe të gjatë, arriti nivelin maksimal kapërderdhës”

“Liqeni i Badocit, për herë të fundit ka arritur nivelin maksimal të kapërderdhjes në fund të muajit Maj 2016, ndërsa në vitin 2018 kishin mbetur edhe 15 cm të arrijë kapërderdhjen. Pra, në këtë nivel si sot ka qenë në vitin 2016”, thuhet në postimin Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ndryshe, një nga komunat e cila është përballë me situatë të rënduar pas të reshurave të shumta është Vushtrria.

Si rrjedhojë e situatës së krijuar  të enjten dhe të premten nuk është mbajtur procesi mësimor në këtë komunë.

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/pfbid0ZiodUCTJ2c4WC1KXTwxGmjRcqQNSUXh3SEtrUBNFMCxAqwvUFvEdqRt3w7RrbUhrl?cft[0]=AZUUpIKJI2gHvUE-GSEzbelfXi0ndt25zGHBhf3FwkXA6dkB4VOONweoJfUdcBks3W4OwD3iCS7QTldA2xT2ssjwvbUtz3u7zEwcJ9FQ1raJWq1S9Vrl5P2JCLp86yztvfOLEFWdn_N5kcEbktDKNlXvMwzc8pBmphJCYmj6SyMq77SdhDEC0hKOA_yzZ9FfKkk&tn=%2CO%2CP-R
https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/pfbid02jy8Ef8TkdCwJKEjgsSdSUhjyMQ99iCPQcheVH4T295jTM4wwnV2SAtXrbGRyKVpGl?cft[0]=AZVtdl7eDk2lWsNnOUEhl6V5q8io04CNwBUyeF4glWCqjQVC3fMGhB0ENDdSZ7TgAdx6zDtvjQUmy7cfxxbEYIex3_KeG1k5-KsRIV-LFE8PrZovp4TAsSNgGuI8zd2_TF1WmRuoiADgc4NEA3SRViqQ&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/