image Rrëshqet dheu, bllokohet njëra korsi e magjistrales Prishtinë-Gjilan

Sociale

Rrëshqet dheu, bllokohet njëra korsi e magjistrales Prishtinë-Gjilan

news image

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar telashe edhe në magjistralen Prishtinë-Gjilan, gjegjësisht në dalje të fshatit Kizhnicë, raporton Gazeta Sinjali.

Dheu i hedhur në kodrinën afër Liqenit të Badocit, si shkak i reshjeve të shiut ka rrëshqitur në rrugë, duke mbuluar njërën pjesë të rrugës dhe duke shkaktuar probleme tek ngasësit e mjeteve.

Kalimtarët tregojnë se ka kohë që aty hedhet dheu dhe sa here ka të reshura dheu rrëshqet në rrugë, por kësaj here kishte shembje më të madhe duke mbuluar  njërën korsi të rrugës.

/GazetaSinjali/