image Ujësjellësi "Prishtina" në hall me keqpërdoruesit dhe kyçjet ilegale

Kosovë

Abuzim/ Ujësjellësi “Prishtina” në hall me keqpërdoruesit dhe kyçjet ilegale

news image

Kyqjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit, keqpërdorimi i ujëmatësve dhe shfrytëzimi i ujit të pijes nga objektet e reja banesore që nuk janë regjistruar si konsumatorë të ujësjellësit janë vetëm disa nga problemet me të cilat po përballet Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Kjo kompani ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se po vazhdon aksionin  për identifikimin e kyçjeve ilegale, identifikimin e konsumatorëve që keqpërdorin ujëmtësit si dhe verifikimin e objekteve të reja banesore që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm dhe që ende nuk janë regjistruar si konsumatorë tanë,

Ekipet kontrolluese do të vazhdojnë deri në përfundim të këtij viti me qëllim të identifikimit të keqpërdoruesve dhe ndërmarrjes së masave ndaj tyre.

Ujësjellësi Prishtina bën të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm është stabil, 24 h pa ndërprerë, me përjashtim të rasteve kur detyrohen ta ndërprejmë furnizimin deri në sanimin e ndonjë defekti eventual në rrjetin e ujësjellësit, për kohë të caktuar.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është minus 8.55 metra nën nivelin e kapërderdhjes, derisa për shkak të pellgut më të madh dhe prurjeve më të mëdha liqeni i Batllavës është minus 8.03 metra nën nivelin maksimal, thuhet në njoftimin për medie. /Gazeta Sinjali/