image “Shumica e spitaleve private janë fabrika për prodhimin e parave, ikni sa më larg mjekëve të dënuar”

Kosovë

Reagim/ “Shumica e spitaleve private janë fabrika për prodhimin e parave, ikni sa më larg mjekëve të dënuar”

news image

Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka reaguar pas publikimit të Gazetës Sinjali lidhur me të kaluarën e kardiologut të Spitalit Amerikan në Kosovë, Sasho Josimovski. Ky mjek që dyshohet se i vendosi pacientit kosovar një bateri dhe dy stenta pa nevojë, ka qenë i dënuar në Maqedoni për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kaçaniku thotë se shumica e spitaleve private janë fabrika për prodhimin e parave, duke ua bërë me dije pacientëve që të mos lejojnë të luajnë me ta.

Ai u bën thirrje pacientëve kosovarë që të largohen nga mjekët e dënuar.

Pas raportimeve për mjekun në fjalë, Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ka nisur hetimin ndaj dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare të mjekut të Spitalit Amerikan në Kosovë, Sasho Josimovski. /Gazeta Sinjali/