Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka ndarë popullin në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, duke fyer poshtërsisht kështu mbi 90 për qind të qytetarëve më të drejtë vote.
Sipas tij, “Gjykata Kushtetuese më 1 maj mori vendimin për pezullimin e dekretit të presidentit në orët e vona, Kurti e vlerësoi atë si vendim në interesin e publikut, që i shërbente administrimit të drejtësisë. Ndërsa, vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese të publikuar në orët e vona, sot e paska interpretuar sikur të ishte vendim i territ, sepse këtë radhë nuk po i konvenon, transmeton Gazeta Sinjali.
Bejramaj më tej shton se shumica e atyre që ishin të ndershëm për dikatorin ballkanik, sot janë të radhitur përkrah Kurtit dhe janë pjesë e elektoratit të vetëdijshëm të tij./GazetaSinjali/
Postimi i plotë i Adil Behramaj: