Pas prishjeve të shumta të rrjetit energjetik në vend, sinjalizues nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë raportuar se nuk po arrijnë ta telefonojnë KEDS-in.
I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, thotë se Qendra e Thirrjeve po punon me kapacitet të plotë por sipas tij sistemi nuk ka mundësi për t’i përballuar të gjitha.
“Qendra e Thirrjeve po punon me kapacitet të plotë. Por sistemi nuk ka kapacitet për t’i përballuar të gjithë ato thirrje. Ne kemi lëshuar në punë edhe sistemin IVR. Por prap nuk po mund të përballohen komplet thirrjet”, tha Buzhala për Gazetën Sinjali.
Më tej, Buzhala shtoi se me konsumatorët po komunikojnë edhe përmes rrjeteve sociale.
“Vetëm sot u jemi pergjigjur mijëra thirrjeve, sikurse kemi komunikuar me konsumator edhe në forma tjera si përmes rrjeteve sociale dhe permes mediave”, përfundoi Buzhala. /Gazeta Sinjali/