Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19
Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka shpërndarë videon e reperit kosovar, Capital T, i cili bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
“Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos ku shihet reperi Capital T.
Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me koronavirus. /Gazeta Sinjali/