image Shumë arrestime dje, Prishtina e Ferizaj në karantinë me numrin më të madh të të arrestuarve

Kosovë

Policia/ Shumë arrestime dje, Prishtina e Ferizaj në karantinë me numrin më të madh të të arrestuarve

news image

Policia e Kosovës i ka publikuar statistikat e 24-orëve të fundit, ku vërehet një rritje e arrestimeve të atyre që nuk po i përfillim masat për parandalimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Për rastet ‘Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’ dhe ‘Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve ngjitëse’, Policia njofton se dje janë areestuar e ndaluar 102 persona, ndërsa Prishtina regjistron pothuajse gjysmën e këtij bilanci të përgjithshëm.

Ndonëse Prishtina dhe Ferizaj janë futur në karantinë, në këto dy qytete janë regjistruar numër më i madh i të arrestuarve, dukshëm më shumë sesa ditëve paraprake.

Gjilani është komuna më e disiplinuar dje me vetëm një të arrestuar. /Gazeta Sinjali/