image Shuma marramendëse që shpenzoi Kida për një veshje ditore, vetëm ora i kushton mbi 30 mijë euro

Bota e Yjeve

Shuma marramendëse që shpenzoi Kida për një veshje ditore, vetëm ora i kushton mbi 30 mijë euro

news image

Këngëtarja kosovare, Kida, po del se shpenzon jashtëzakonisht për veshje. Vetëm për një kombinim i saj së fundi, kushton mbi 50 mijë euro, sipas faqes “shqip closet”.

Xhaketa që ka veshur Kida në këtë paraqitje kushton mbi 6 mijë euro dhe është e markës “Louis Vuitton”. Vathët e saj janë të firmës “Cartier” dhe kushtojnë 380 euro, derisa edhe unaza që ka vënë është e po kësaj firme, por që kushton shumë më shtrenjtë, saktësisht 1 mijë e 920 euro.

Në këtë foto, Kida mban edhe një orë Rolex, vlera e së cilës sillet mbi 31 mijë euro.

Shtrenjtë ka kushtuar edhe çanta e saj e firmës “Hermes Kelly”. Kjo çantë, sipas “shqip closet” kushton 11 mijë euro.

ora 1000x528 1

/GazetaSinjali/