Është arritur që të shuhet zjarri në fshatin Nec, falë ndihmës së Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, Policisë së Kosovës dhe Komunës së Junikut.
Siç njoftohet në vendin e ngjarjes, pranë banorëve ndodhen edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kësaj komune, zjarri i madh ka shkaktuar dëme materiale por banorët e kësaj ane fatmirësisht tashmë janë të sigurt. /GazetaSinjali/