Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është shtyrë për nesër.
Takimi ishte i paraparë të bëhet sot, me anë të një lidhje me video.
Presidenti serb, më herët ka deklaruar se tema kryesore e takimit do të jetë vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe në veçanti, situata e re pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Fillimisht, ishte paraparë që Vuciq të vizitonte Berlinin këtë të dielë dhe të hënë, por vizita është shtyrë pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19./Gazeta Sinjali/