Ndeshja në mes të Ferizajt dhe Llapit është shtyrë sërish.
Kjo për shkak se terreni në Ferizaj është i mbuluar me ujë, si pasojë e reshjeve të borës që ndodhën dje në vend.
Komisioni i Garave në pajtueshmëri me të dyja klubet ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të hënën më 02 mars me fillim nga ora 13:00.
Ndeshja fillimisht ishe paraparë të zhvillohej të premten, por që ishte shtyrë për të shtunën për shkak të ndeshjeve./Gazeta Sinjali/