image Shtyhet publikimi i filmit Fast and Furious 9

Film

Kulturë/ Shtyhet publikimi i filmit Fast and Furious 9

news image

Publikimi i filmit Fast and Furious 9 nuk do të jetë i shpejtë e as i furishëm.

Universal Pictures njoftoi se ky film do të shtyhet për një vit për shkak të koronavirusit.

Data e publikimit tani do të jetë 2 prill 2021.

Ndërsa, faktikisht publikimi i tij ishte caktuar pas dy muajve më 22 maj.

Pjesë e këtij filmi do të jenë Vin Diesel, John Cena, Michelle Rodriguez dhe Tyrese Gibson./Gazeta Sinjali/