image Shtyhet për të tretën herë premiera e filmit të ri të James Bond

Film

Shtyhet për të tretën herë premiera e filmit të ri të James Bond

news image

“No Time To Die” është shtyrë përsëri, që do të thotë se adhuruesit do të duhet të presin edhe gjashtë muaj të tjerë për të parë filmin e fundit të James Bond.

Sipas një postimi në Twitter, filmi do të publikohet më 8 tetor të vitit 2021, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Premiera e këtij filmi është shtyrë tri herë deri tani.

Filmi me regji të Cary Joji Fukunaga, ishte planifikuar fillimisht për t’u shfaqur në prill, por u shty përsëri në nëntor para se data e publikimit të ndryshohej edhe një herë në prill të vitit 2021.

“No Time To Die” është filmi i 25-të i James Bond.

/Gazeta Sinjali/