image Shtyhen ndeshjet e basketbollit në Superligën e Kosovës

Kosovë

Sport/ Shtyhen ndeshjet e basketbollit në Superligën e Kosovës

news image

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se dy ndeshjet e Superligës, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizreni-Lipjani, që ishin paraparë të zhvilloheshin të mërkurën (sot) janë shtyrë për të enjten (nesër).

Vendimi vjen pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mërkurën e ka shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Dy ndeshjet e Superligës do të zhvillohen të enjten nga ora 19:00. Dy takimet zhvillohen në kuadër të xhiros së 13-të. /Gazeta Sinjali/