image Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

news image

Në Maqedoninë e Veriut Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 1.5 denarë për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Me çmimet e reja, një litër EuroSuper Bs-95 do të shitet për 75 denarë, EuroSuper Bs-98 do të kushtoj 77 denarë, ndërsa një litër dizel do të shitet për 65.5 denarë për litër, njejtë edhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1).

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë për 0,850 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 40,21 denarë, raporton TV21.

Si shkak për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin çmimet e rritura referente të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e kaluara dhe atë tek benzina mesatarisht për 4,218 për qind dhe tek dizeli mesatarisht për 3,934 për qind, si dhe për rreth 0,217 për qind kursi më i ulët i denarit në raport me dollarin./GazetaSinjali/