image Shtrenjtimi i rrymës, Kurti thërret konferencë për media

Politikë

Shtrenjtimi i rrymës, Kurti thërret konferencë për media

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të shpalosin qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai njoftoi se qëndrimin do ta shpalosin përmes një konferencë për media që do të mbahet në orën 15:00 në Qeveri.

“Sigurisht që e kuptoj këtë brengë që është e të gjithë neve dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është intensivisht duke e trajtuar këtë gjë. Në orën 15:00 sot në Kryeministri unë do të jem në konferencë për media se bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ku do të shprehim qëndrimin tonë por gjithashtu do t’u përgjigjemi edhe pyetjeve”, ka thënë ai në një prononcim për media nga vizita në AKP./GazetaSinjali/