image Shtrenjtimi i produkteve/ Inspektorati i Tregut shqipton 20 gjoba ndaj bizneseve

Sociale

Shtrenjtimi i produkteve/ Inspektorati i Tregut shqipton 20 gjoba ndaj bizneseve

news image

Ngritja e çmimeve e ka futur në lëvizje Inspektoratin e Tregut që të bëjë inspektimin e produkteve që shënuan rritje enorme të çmimit.

Dje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut, bashkë me Inspektorët e ATK-së, Inspektorët komunal dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar në të gjithë vendin, ku në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme.

“Gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje si dhe 9 sekuestrime. Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që të premten, Inspektorati mbylli dy depo, një të Viva Fresh, ndërsa tjetrën të kompanisë “Migros”.

/GazetaSinjali/