image Përjashtohen dy konkurrentë nga “Përputhen”, kjo është arsyeja

Bota e Yjeve

Përjashtohen dy konkurrentë nga “Përputhen”, kjo është arsyeja

news image

Ilda dhe Petro janë përjashtuar nga emisioni i dashurisë “Për’puthen”. Vendimi drastik erdhi pasi ata kanë rënë dakord të ishin pjesë e një loje, duke shkelur rregullat e programit.

Gjatë zënkës me njëri-tjetrin, ata pranuan se nuk kishin pasur ndjenja dhe se ishin shtirur sikur kishin pëlqim.

Debati mes të dyve nisi kur Petro vendosi të deklarohej për Ildën, kurse kjo e refuzoi me arsyen se ai i kishte premtuar Irisit që të deklaroheshin bashkë.

Nga ana tjetër ai u shpreh se i kishte thënë Ildës që të dilnin bashkë nga program, pasi nuk donte të qëndronte më.

Ilda tha se ai kishte luajtur me të dhe se ajo nuk ishte bërë pjesë e planit, por në këtë situatë të paqartë, u mor vendimi që edhe Ilda të largohej.

/GazetaSinjali/