Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike në vend lidhur me COVID-19, do të mbajë sot takimin e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, takimi do të mbahet nën kryesimin e ministrit Armend Zemaj duke filluar nga ora 11:00.
“Nën kryesimin e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, sot mbahet takimi i radhës i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19. Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSH-së./Gazeta Sinjali/