image Shtohet edhe një ministri e re në qeverinë Hoti

Kosovë

Shtohet edhe një ministri e re në qeverinë Hoti

news image

Sot në mbledhjen që po mbahet në Qeverinë e Kosovës, me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë, Nr. 09/24, i datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.

Sipas vendimit të ri do të rikthehet Ministria e Integrimeve Evropiane.

Propozimi për shfuqizimin e këtij vendimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj.

“Parashtrojmë për shqyrtim dhe miratim, propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 14 gusht 2020 për aprovimin e koncept-dokumentin për themelimin e agjencisë për integrim evropian. Pas aprovimit të këtij vendimi obligohen autoritetet përkatëse që të zbatojnë këtë vendim. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, tha Selmanaj.

Qeveria në 16 pikat që ka pasur në rend të ditës, bie në sy pika 5, ku do të shqyrtohej një propozim-vendim, me anë të cilit mund të shtohet një ministri e re, gjë që me këtë vendim janë hapur rrugët.

Kujtojmë që qeveria Hoti ka 16 ministri dhe katër zëvendëskryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar. /Gazeta Sinjali/