image Hoti: Kabineti i ri do të ketë 16 ministri, kemi bërë disa ndryshime

Kosovë

Qeveria/ Hoti: Kabineti i ri do të ketë 16 ministri, kemi bërë disa ndryshime

news image

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria e re do të ketë 16 ministri.

Hoti para gazetarëve deklaroi se janë bërë disa ndryshime tek pjesa e ekonomisë.

“Kabineti i ri do të ketë 16 ministri. Kemi bërë një rishikim, riorganizim të ministrive për të ruajtur funksionalitetin e tyre, tek pjesa e ekonomisë sepse ju e dini që Ministria e Ekonomisë ka qenë 5 ministri e gjysmë, aty kemi bërë disa ndryshime, detajet do t’i prezantojmë bashkë me partnerët e koalicionit”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/