image Shtohen tensionet, protestuesit i vënë flakën dhe e rrëzojnë statujën e George Washington

Botë

Shtohen tensionet, protestuesit i vënë flakën dhe e rrëzojnë statujën e George Washington

news image

Gjatë natës së mbrëmshme një turmë protestuesish amerikanë u mblodhën rreth statujës së George Washington në Portland, Oregon, ku i vunë flakën para se ta rrëzonin statujën në tokë.

Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes treguan se në statujë fillimisht ishin vendosur mbishkrimet si: “Vrasës”, “Big Floyd”, “1619”, “F**k Policët”, “BLM”, “Do ta marrim territorin”, “Fraxhilitet i Bardhë” dhe “Ju jeni në tokën amtare”, “Kolonist gjenocidial”,  siç shkruan CNN me sa duket duke iu referuar George Floyd, i cili vdiq muajin e kaluar në duart e policisë së Minneapolis.

Gjithashtu, aty ishte shkruar viti 1619, që është një referencë për vitin kur u sollën skllevërit e parë në atë që tani njihet si Shtetet e Bashkuara. Policia e Portlandit tha që grupi i protestuesve u largua dhe nuk ka pasur arrestime.

Të Dielën, protestuesit po ashtu rrëzuan një statujë të Thomas Jefferson jashtë një shkolle të mesme në Portland dhe edhe aty shkruajtën emrin e Geogre Floyd, shkruan CNN.

Një lëvizje e tillë po ndodh në të gjithë botën. Protestuesit e anti-racizmit në Britani rrëzuan statujën e tregtarit të skllevërve Edward Colston dhe e hodhën atë në një lumë.

Figurat e tjera të diskutueshme – përfshirë Winston Churchill – janë shënjestruar. Belgjika ka filluar gjithashtu heqjen e statujave të ish-mbretit Leopold II, i njohur për brutalin e tij./ Gazeta Sinjali/