image Shtohen rastet në Gjermani, mbi 100 mijë të infektuar nga koronavirusi

Botë

Botë/ Shtohen rastet në Gjermani, mbi 100 mijë të infektuar nga koronavirusi

news image

Në Gjermani, janë regjistruar deri në këto momente mbi 100 mijë persona të prekur me koronavirus.

Saktësisht, në shtetin gjerman janë deri tani 100 232 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 109 janë infektuar orëve të fundit.

Po ashtu, janë shënuar shtatë vdekje të reja në orët e fundit nga koronavirusi, e numri total i viktimave nga Covid-19 është 1591 vetë.

Ndërkohë, në të gjithë botën, deri në këto momente janë regjistruar si të prekur me koronavirus 1 288 474 persona, kurse kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 70 569 njerëz.