image Shtohen lidhjet familjare të Hashim Thaçit në Telekomin e Kosovës – mbesa e Thaçit avancon kunatin

Kosovë

Vendim/ Shtohen lidhjet familjare të Hashim Thaçit në Telekomin e Kosovës – mbesa e Thaçit avancon kunatin

news image

Lidhjet e Hashim Thaçit janë forcuar edhe më shumë në Telekomin e Kosovës. Mbesa e Thaçit, Merita Krasniqi, që mbanë postin e zv/drejtoreshës së Departamentit të Marketingut, ka avancuar kunatin e saj në këtë ndërmarrje, Faton Musën, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë konfirmuar se Musa që deri më tash kishte qenë zyrtar i marketingut, tashmë ka marrë postin e koordinatorit në Departamentin e Marketingut.

Këtë pozitë deri më tani kishte qenë duke e mbajtur djali i vëllait të Hashim Thaçit, Drilon Thaçi, por ai javë më parë u bë zv/drejtor në Departamentin e Inovacionit. Pas avancimit të Drilonit, pozita e koordinatorit kishte mbetur e lirë, ku është avancuar kunati i mbesës së Thaçit.

Në fakt lidhjet familjare në Telekomin e Kosovës kanë qenë njëra prej arsyeve që dje Qeveria Kurti, shkarkoi bordin e kësaj ndërmarrje.

Mes të tjerash në arsyetim thuhej se keqpërdorimet, shpenzimet dhe punësimet, kanë qenë arsyeja e shkarkimit të gjithë bordit të kësaj ndërmarrje.

Gazeta Sinjali në vazhdimësi kishte raportuar për shpenzimet e kësaj ndërmarrje, ku përveç shpenzimeve drejtoresha e bordit, Besa Shatri dhe anëtari i bordit, Sead Ujkani, i ishin bashkuar udhëtimit të udhëheqësve të Telekomit për në Paris, me financa të ndërmarrjes, ani pse rregullorja ua ndalonte një veprim të tillë./Gazeta Sinjali/