image Abuzimi në Durrës, xhaxhai përballet me mbesën në gjykatë: Ndodhi me pëlqimin e të dyve

Shqipëri

Abuzimi në Durrës, xhaxhai përballet me mbesën në gjykatë: Ndodhi me pëlqimin e të dyve

news image

Zbardhet dëshmia e mbesës së Festim Haderit, xhaxhait abuzues në Durrës. Abcnews.al bën me dije se ajo ka deklaruar se në fillim raporti mes tyre ka nisur me pëlqimin e të dyve, por më pas ka tentuar ta shkëpusë lidhjen duke hasur në kërcënimet e tij.

“Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por, ai u bë keq dhe më kërcënonte se do ti tregonte familjes time për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik“.

U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për vetën. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni pasi jam shumë e frikësuar”, ka deklaruar 27-vjeçarja.

Haderi nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë shantazh. “Gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. Nuk është e vërtetë që e kam shantazhuar. Se kam shantazhuar kurrë. Dhe as nuk i kam bërë presion psikologjik”, ka thënë 50-vjeçari para trupit gjykues.

Sot, Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Festim Haderin deri në hetimin e plotë të çështjes./GazetaSinjali/