image Shtiu me armë zjarri në një aheng në Vushtrri, 51-vjeçari prangoset nga policia

Siguri

Shtiu me armë zjarri në një aheng në Vushtrri, 51-vjeçari prangoset nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 51-vjeçar me inicialet H.M., i dyshuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

51-vjeçari dyshohet se sot rreth orës 15:46 ka shtënë me armë zjarri në një aheng në rrugën “Shaban Polluzha”, në Vushtrri.

“Policia ka identifikuar lokacionin  dhe ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes e po ashtu ka identifikuar personin e dyshuar i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë në shenjë gëzimi pasi kishin një aheng familjar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në vendin e ngjarjes policia bën të ditur se ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë pistoletë me gas, prodhim italian e kalibrit 9 mm, një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja.

Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që ndaj 51-vjeçarit të iniciohet rasti për “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Gazeta Sinjali/