Ministri Peci, njëherësh bashkëkryesues i Listës Guxo”, ka përdorur gjuhë seksiste duke dashur ta godas opozitën.
Ai tha se pjesa më e madhe e opozitës janë bërë sikur në gjuhën popullore që thuhet ‘shtinset e katunit’.
Peci tha se opozita po e përqesh çdo veprim të kryeministrit Albin Kurti në deklaratat e paraqitjet e tyre.
“Unë nuk po e kuptoj, unë e dëgjoj opozitën në kuvend e në paraqitjet që i kanë, thojnë veq: A Albini lshoj pe, e kritikojnë, a Albini nuk lëshojë pe, dalin e kritikojnë. Duhet me u përcaktu ka po doni me shku. Pjesa më e madhe e opozitës është bërë ajo që në gjuhën popullore thuhet sikur shtinset e katunit, që vetëm përqeshin”, tha ministri Peci në Pressing.