image Shtetit nuk po i 'pritet', Kuvendi edhe ditën e diel i hapë dyert për dorëzimin e dosjes së Vettingut

Politikë

Shtetit nuk po i ‘pritet’, Kuvendi edhe ditën e diel i hapë dyert për dorëzimin e dosjes së Vettingut

news image

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot i hapi dyert për kryeministrin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Këta të fundit u pritën në takim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Institucionet e shtetit nuk punojnë ditën e diel, përveç në situata të jashtëzakonshme. Takimi dhe dorëzimi i dosjes për Vettingun, nga Kurti dhe Haxhiu në një ditë pushimi, e shpërfaqë dëshirën e shtetit për të filluar një proces, e që nuk ka mundur të presë deri ditën e nesërme, kur edhe është ditë pune.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se me këtë rast do të respektohet rendi e ligji.

Edhe ministrja e Drejtësisë shtoi se rëndësia e këtij procesi është jetike meqë ka marrë edhe dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias.

Kurti e Haxhiu dorëzuan dosjen në Kuvend, të cilën e pranoi kryetari Glauk Konjufca.

/GazetaSinjali/