image Shteti zviceran vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë

Botë

Shteti zviceran vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë

news image

Zvicra në përputhje me listën e zgjeruar të sanksioneve të BE-së që është miratuar dje, sot ka vendosur sanksione shtesë kundër individëve dhe subjekteve të caktuara ruse.

Sanksione shtesë sipas qeverive në Bernë, u vendosën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Reuters – transmeton Gazeta Sinjali.

“Lista e sanksioneve zvicerane tani është plotësisht në përputhje me listën e BE-së”, tha Qeveria në një deklaratë.

Nga mesdita e sotme, në përputhje me sanksionet e fundit thuhet se do të ngrihen pronat e oligarkëve të tjerë dhe biznesmenëve të njohur në Zvicër dhe ato lidhen kryesisht me kufizimet në sektorin tregtar dhe financiar.

Kujtojmë po ashtu se Zvicra ka shtrënguar sanksionet ekonomike kundër Bjellorusisë, si rezultat i mbështetjes për sulmin rus ndaj Ukrainës.

Përveç kësaj Zvicra ka miratuar plotësisht edhe  sanksionet ekonomike kundër Bjellorusisë, të cilat u miratuan nga Bashkimi Evropian më 2 dhe 9 mars.

/GazetaSinjali/