image Shteti që regjistron më shumë se 2 milionë raste me koronavirus

Botë

Shteti që regjistron më shumë se 2 milionë raste me koronavirus

news image

Shteti i Brazilit ka regjistruar më shumë se 2 milionë raste të konfirmuara pozitiv me COVID-19.

Para një muaji, Brazili kishte arritur shifrën e 1 milion të infektuarve, ndërsa tani shifra ka kaluar 2 milionëshin.

Trendi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus është duke u ngadalësuar, por jo në mënyrë të shpejtë.

Brazili, që ka 210 milionë banorë, është vendi i dytë më i goditur në botë pas SHBA-së. Por, presidenti Jair Bolsonaro, që rezultoi pozitiv me COVID-19, nuk e mori seriozisht virusin duke mos zbatuar rekomandimin për distancë sociale.

Më shumë se 74,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, derisa shifrat reale besohet se mund të jenë edhe më të larta./ Gazeta Sinjali/