image Shteti që ofron 30 mijë euro për ata që i bëjnë 3 fëmijë

Modë & Stil

Kuriozitete/ Shteti që ofron 30 mijë euro për ata që i bëjnë 3 fëmijë

news image

Shteti i Hungarisë u ofron çifteve të martuara një hua prej rreth 30.000 eurosh, të cilat ata nuk duhet t’i paguajnë nëse bëjnë tre fëmijë.

Paratë janë në dispozicion përmes një skeme që nisi në fillim të muajit korrik.

Kredia mund të shpenzohet në çdo gjë që çifti dëshiron dhe pa interes.

Ashtu si shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian, Hungaria po vuan nga një mungesë pune, ku punëtorët po largohen nga vendi në kërkim të pagave më të larta.

Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e krahut të djathtë Fidesz, duan të inkurajojnë rritjen e popullsisë nëpërmjet familjeve dhe jo emigracionit masiv.

“Nuk kemi nevojë për numra, por për fëmijët hungarezë. Ata që vendosen në favor të imigracionit dhe emigrantëve janë në fakt duke krijuar vende me popullsi të përzier. Traditat historike të këtyre vendeve po përfundojnë dhe një botë e re po shpaloset.”, ishte shprehur kryeministri hungarez.

Ndërsa, norma mesatare e lindshmërisë në BE është 1.59, Hungaria ka mbetur në 1.49 fëmijë për çift, sipas Eurostat.

Kredia përbën një pjesë të ‘Planit të Veprimit për Mbrojtjen e Familjes së Orbanit’, një politikë me shtatë pika, e cila i kushton 4.8% të GDP-së programeve për të mbështetur familjet dhe për të inkurajuar lindjen.

Pika të tjera në plan përfshijnë një program kredie për të mbështetur blerjen e një shtëpie, subvencionet për makina për familjet e mëdha dhe një përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat personale për gratë që kanë lindur të paktën katër fëmijë./Sinjali/