image "Shteti Islamik" kryen sulm në Irak, 8 persona të vdekur

Botë

“Shteti Islamik” kryen sulm në Irak, 8 persona të vdekur

news image

Disa persona janë vrarë gjatë një funerali në veri të Irakut, tha ushtria irakiane.

Një zyrtar i sigurisë së Irakut tha se tetë persona janë vrarë, në mesin e të cilëve ka civilë dhe policë, duke shtuar se militantët e armatosur hapën zjarr ndaj turmës.

Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se sulmi është kryer nga grupi militant, Shteti Islamik (IS).

Iraku ka shpallur fitore ndaj IS-it në dhjetor të vitit 2017, pasi rimori nën kontroll shumicën e territoreve që ky grup ekstremist kishte kapur që prej vitit 2014, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell Gazeta Sinjali.

Në janar, 32 persona u vranë dhe 110 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në Bagdad. IS-i mori përgjegjësinë për këto dy sulme.

Megjithatë, anëtarët e këtij grupi terrorist kanë vazhduar që të kryejnë sulme në mbarë Irakun.

/GazetaSinjali/