Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër e ndryshon çdo javë listën e saj të karantinës, shkruan blick.ch, transmeton Gazeta Sinjali.
Kështu, shqyrtohet numri i infeksioneve për 100 mijë banorë brenda dy javëve të fundit dhe të gjitha vendet ku vlera e infeksionit është për 60 më e lartë se e Zvicrës, futen në listën e karantinës.
Nga këtu përjashtohen vetëm rajonet që janë në kufi me shtetin e Zvicrës.
Zvicra ka mesatarisht 238 infeksione për 100 mijë banorë dhe të gjitha vendet që kanë 298 infeksione e më shumë në 100 mijë banorë do të futen në listë.
Shtetet evropiane që mund të futen sërish në listë është edhe Shqipëria që sipas OBSH-së ka 406 raste në 100 mijë banorë, Serbia që ka 336 raste me COVID-19 dhe Luksemburgu me 313./Gazeta Sinjali/