image Shtetet e Bashkuara do të emërojnë ambasadorin e parë të Arktikut

Botë

Shtetet e Bashkuara do të emërojnë ambasadorin e parë të Arktikut

news image

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të emërojnë një Ambasador për Arktikun, shkaku i rritjes së aktivitetit ushtarak rus në rajon.

Ambasadori do të vendoset për të çuar përpara politikën e SHBA-së në rajonin polar verior, tha njëri nga zëdhënësit e Departamentit të Shtetit. Të premten, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore.

Përpos kësaj ai shprehu gjithashtu shqetësimin për shtrirjen e Kinës në Arktik.

Ambasadori i ri i SHBA-së do të angazhohet me shtatë vendet e tjera të Arktikut – Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë – si dhe me grupe indigjene dhe palë të tjera të interesuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Paqja dhe stabiliteti në rajon janë “rëndësi strategjike kritike” për SHBA dhe një prioritet për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, shtoi ai. Z. Blinken së shpejti do të emërojë ambasadorin, emërimi i të cilit është subjekt i miratimit të Senatit.

Njoftimi vjen pasi Rusia rrit praninë e saj pranë Polit të Veriut, ndërsa Kina ka ndërtuar stacione kërkimore në Arktik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Arktikun kanadez të premten, ku tha se aftësitë e Rusisë në veri janë një sfidë strategjike për aleancën ushtarake.

Ai tha se sfidat përfshijnë rihapjen e “qindra vendeve të reja ushtarake dhe të ish-epokës sovjetike të Arktikut” dhe përdorimin e Rusisë të veriut të lartë “si një shtrat prove për armët më të avancuara, duke përfshirë raketat hipersonike”.

Stoltenberg shprehu gjithashtu shqetësim për shtrirjen e Kinës në Arktik për kërkimin e anijeve dhe burimeve.

“Pekini dhe Moska janë zotuar gjithashtu të intensifikojnë operacionin praktik në Arktik. Kjo është pjesë e thellimit të partneritetit strategjik që sfidon vlerat dhe interesat tona,” tha ai.

Ai gjithashtu përshkroi se si ndryshimet klimatike po e bëjnë veriun e lartë më të rëndësishëm, sepse shkrirja e akullit po e bën zonën më të aksesueshme.

Lisa Murkowski, një senatore republikane për Alaskën, përshëndeti emërimin e një ambasadori të Arktikut. Ajo tha se SHBA kishte qenë i vetmi vend Arktik pa përfaqësim të përkushtuar diplomatik për rajonin në nivel ambasadori. Ambasadori i ri do të zëvendësojë pozicionin e mëparshëm të Koordinatorit të Arktikut, të mbajtur nga diplomati i karrierës Jim DeHart.

/GazetaSinjali/