image Shtetasit e këtij vendi ballkanik synojnë ta marrin statusin e minoritetit në Austri

Evropë

Shtetasit e këtij vendi ballkanik synojnë ta marrin statusin e minoritetit në Austri

news image

Në një artikull të titulluar “Boshnjakët austriakë duan status të ri”, gazeta austriake Hojte raporton se komuniteti akademik boshnjak po bën përpjekje të mëdha për të marrë statusin e minoritetit në këtë vend. Nga faqja e tyre në internet, gazeta veçoi arsyen pse ata besojnë se kjo duhet të ndodhë.

“Ne austriakët me origjinë boshnjake besojmë se boshnjakët së shpejti do të njihen si një grup etnik. Të njihesh si pakicë ka një rëndësi të madhe sepse konfirmon kontributin tonë të jashtëzakonshëm në zhvillimin historik, kulturor dhe politik të shtetit dhe shoqërisë Austriake” thuhet ndër të tjera.

Kjo e përditshme vlerësonte se me të vërtetë ka arsye që komuniteti boshnjak të njihet si një pakicë kombëtare. Referuar të dhënave të publikuara në Statista. com, ky komunitet është ndër pesë më të mëdhenjtë në Austri dhe është i integruar mirë dhe jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Komuniteti akademik boshnjak theksoi se të gjithë mund të jenë pjesë e komunitetit boshnjak, pavarësisht përkatësisë fetare.

“Boshnjakët janë një nga komunitetet më të mëdha dhe më të integruara. Të gjithë mund të jenë pjesë e komunitetit boshnjak, pavarësisht fesë ose përkatësisë etnike”, shprehen ata. /Gazeta Sinjali