image Shtetasi serb kapet në flagrancë nga Policia e Kosovës, ja çfarë po kontabandonte

Siguri

Shtetasi serb kapet në flagrancë nga Policia e Kosovës, ja çfarë po kontabandonte

news image

Policia e Kosovës e ka kapur në flagrancë një qytetar të komunitetit serb duke kontrabanduar mallra ushqimore me automjetin e tij.

Rasti ka ndodhur pasditën e sotme rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Kamen, në afërsi të Lesakut në komunën e Leposaviqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime brenda doganës i kanë thënë Gazetës Sinjali se malli i ngarkuar në automjet nuk ka pasur dokumentacionin përkatës.

Kështu, personi i dyshuar dhe malli i kontrabanduar janë proceduar pranë Terminalit Doganor në Mitrovicë, ku do të bëhet procedimi i mëtejmë nga njësitet përkatëse të doganës./Gazeta Sinjali/