image Shtetasi i Shqipërisë kapet me kokainë në Prishtinë, dërgohet në ndalim policor

Siguri

Shtetasi i Shqipërisë kapet me kokainë në Prishtinë, dërgohet në ndalim policor

news image

Mbrëmë pak para mesnatës, zyrtarët policorë gjatë patrullimit kanë ndaluar një person, shtetas i Shqipërisë, në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se policët gjatë kontrollit, i kanë gjetur të dyshuarit 1.8 gramë kokainë në xhepin e pantallonave.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe është dërguar në ndalim për 48 orë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike” .

/GazetaSinjali/