Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë para mediave, ku ka treguar se kur do të dalin 100 eurot e premtuara, për punëtorët e sektorit privat.
Murati e pohoi, se së shpejti këto të holla do të procesohen, por që nuk tregoi një datë fikse rreth kësaj çështje, shkruan Gazeta Sinjali.
“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu të gjithë 1 nga 1, është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën“, tha Murati.
Ministri Murati mbajti konferencë lidhur me deklarimin e të ardhurave, të qytetarëve të Kosovës në ATK.