image Gërvalla takohet me Kryediplomatin e ri të Shqipërisë, flasin për thellim raportesh

Politikë

Gërvalla takohet me Kryediplomatin e ri të Shqipërisë, flasin për thellim raportesh

news image

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka zhvilluar takimin e parë me ministrin e ri të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili do të pasojë si kryediplomat Olta Xhaçkën.

Gërvalla ka thënë se kanë pasur një bisedim tepër të mirë me Hasnanin, duke thënë se mes Kosovë dhe Shqipërisë ka shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë mundësi.

Ajo ka thënë se ka shumë punë për t’u bërë sëbashku dhe ka shtuar se mezi pret për thellim të raportit special në mes të dy vendeve dhe mes njerëzve të dy shteteve.

“Kaq shumë të përbashkëta, kaq shumë mundësi të përbashkëta. Kaq shumë për të punuar, bashkë. Mezi presim të thellojmë më tej marrëdhëniet tona të veçanta, midis dy vendeve dhe njerëzve tanë”, shkroi ajo.

/GazetaSinjali/