image Shtëpia lëvizëse që peshon 18 ton dhe mban brenda një makinë sportive

Teknologji

Shtëpia lëvizëse që peshon 18 ton dhe mban brenda një makinë sportive

news image

Shumë njerëz pëlqejnë të shkojnë në kamping, por kur je mësuar me të jetosh mes luksit dhe duhet të marrësh me vete një makinë sportive, atëherë gjithkush ‘duhet të ketë’ një Volkner Mobil Performance, që është një shtëpi e lëvizshme 18-ton, që ka vend dhe për makinën tuaj të preferuar.

Kompania gjermane ndërton shtëpi të tilla për amatorët e automobilëve që tani nuk kanë nevojë të tërheqin makinën e tyre nga pas karavanit.

Një anë e Performance S hapet për të futur aty makinën tuaj dhe kthehet përsëri në një shtëpi lëvizëse me automjetin tjetër brenda. Automjete si Bugatti Chiron prej $3milionë apo Ferrari La Ferrari janë parë të fshihen brenda kamionit nga pronaret e tyre.

Kamioni me 460 kuaj fuqi ka një motor Volvo dhe udhëton me suspension me ajër. Ndërsa për dekorin e brendshëm, zgjedhjet mund të jenë të ndryshme, në varësi të zotëruesve.

Dhe nëse me dizajnet e ndryshme ju besoni se mjeti 12-metra i gjatë nuk ka hapësirë të mjaftueshme, atëherë mund të zgjidhni opsionin e zgjerimit anësor që kryhet me anë të një butoni të vetëm.

Në brendesi mund të instalohen një krevat dopjo, dush normal, kuzhinë e televizion.

Një sistem i veçantë zëri vjen si opsion më vete dhe kushton 250,000 dollarë. Në anë të kamionit të ndaluar mund të zgjatet një tendë për të organizuar piknik me zgara gazi.

Çmimi fillestar i Volkner Mobil Performance nis nga 1milionë, por opsionet e tij të shumta e bëjnë t’i dyfishohet vlera. Ndërsa në hapësirën e parkimit të veturës shtesë mund të hyjnë një seri modelesh luksi.

/GazetaSinjali/