image Shtëpia e Bardhë tregon kërkesën e Trump-it ndaj NATO-s lidhur me përplasjen me Iranin

Botë

Botë/ Shtëpia e Bardhë tregon kërkesën e Trump-it ndaj NATO-s lidhur me përplasjen me Iranin

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për “situatën aktuale në Lindjen e Mesme”.

“Sot, Presidenti Donald J. Trump foli me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut (NATO) Jens Stoltenberg”, tha Shtëpia e Bardhë në një prononcim.

“Të dy liderët diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme”.

Presidenti theksoi vlerën e NATO-s duke rritur rolin e saj në parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes në Lindjen e Mesme.”

Në fjalën e tij më herët, Trump tha se kishte planifikuar të “kërkojë nga NATO që të përfshihet më shumë në procesin e Lindjes së Mesme”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot mbajti  konferencë për shtyp para amerikanëve, në lidhje me sulmet e Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak. Ai u shpreh se në bazat ushtarake u shkaktuan dëme minimale.

Trump tha se se forcat amerikane janë të përgatitura për gjithçka, ndërsa shtoi se ushtarët amerikanë janë të sigurt./Gazeta Sinjali/