Presidenti amerikan Joe Biden është më mirë pas incidentit të djeshëm i cili u rrëzua derisa po hipte në avion.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti është shumë mirë ndonëse ishte rrëzuar dy herë derisa po ngjiste shkallët e Air Force One.
Kjo ndodhi pas një takimi që pati me liderët e komunitetit aziatik në Atlanta.
78-vjeçari arriti të ngrihej në këmbë shumë shpejt dhe para se të futej brenda aeroplanit, përshëndeti edhe një herë të pranishmit.
Në fund të vitit të kaluar, Bideni kishte këmbën e djathtë të vendosur në gips, si pasojë e një rrëzimi në shtëpi./Gazeta Sinjali/