image Shtëpia e Bardhë distancon Bidenin nga gjyqi ndaj Trumpit në Senat

Botë

Shtëpia e Bardhë distancon Bidenin nga gjyqi ndaj Trumpit në Senat

news image

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër paraardhësit të tij është duke u zhvilluar në Senat, ai do të përqendrohet në lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Nuk po e ndjek”, u përgjigj Presidenti Biden kur u pyet nga gazetarët të martën në Zyrën Ovale nëse ai po e ndiqte gjyqin kundër ish-Presidentit Trump.

Kemi humbur mbi 450,000 njerëz (nga COVID-19) dhe mund të humbasim shumë më tepër nëse nuk veprojmë me vendosmëri dhe shpejtësi. Shumë fëmijë po flenë të uritur. Shumë familje nuk kanë ushqime të mjaftueshme. Ata janë në vështirësi. Kjo është puna ime. Senati ka punën e tij, dhe ata janë gati ta fillojnë atë, dhe unë jam i sigurt se ata do të veprojnë në mënyrë të duhur”, shtoi Bideni.

Zëdhënësja Psaki u pyet gjithashtu se si është e mundur që Presidenti aktual Biden të mos shprehte mendimin mbi atë nëse është kushtetuese që Senati të hedhë në gjyq një ish-president dhe nëse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm për institucionin e presidencës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë.

Ai do të presë derisa Senati të nxjerrë konkluzionet për këtë”, tha ajo gjatë konferencës ditore për mediat në Shtëpinë e Bardhë.

Pikëpamja e tij është se ai duhet të përqendrohet aktualisht në trajtimin e nevojave të popullit amerikan, kthimin e njerëzve në punë, luftën kundër pandemisë”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të përcjellë imazhin e presidentit të përqendruar në këto çështje ndërsa zhvillohet gjyqi ndaj paraardhësit të tij. /GazetaSinjali/