image Shtëpia Botuese "Luarasi": Nagavci gënjeu, kemi dorëzuar mbi 10 padi për shkelje të ligjit

Arsim

Shtëpia Botuese “Luarasi”: Nagavci gënjeu, kemi dorëzuar mbi 10 padi për shkelje të ligjit

news image

Shtëpia Botuese Luarasi ka përgënjeshtruar Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbëria Ngavci, e cila dje ka akuzuar shtëpitë botuese për çmime të larta të teksteve mësimore.

Përmes një reagimi, kjo shtëpi botuese ka thënë se ministrja Nagavci ka thënë dje dy gënjeshtra.

“1. Dështimi i plotë në procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore ka vetëm një emër dhe ai është ministrja Nagavci me kabinetin e saj. Për ta mbuluar këtë dështim shpalli një ide që procesin e degradon në anarki dhe u shërbye me gënjeshtra. Dy gënjeshtrat që më së lehti janë të provueshme janë: gënjeshtra për çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” dhe gënjeshtra se lista e teksteve të përzgjedhura nga shkollat është publike”, është thënë në reagimin e Shtëpisë Botuese Luarasi.

Kjo shtëpi botuese ka akuzuar ministren se shumë shkelje që ka bërë gjatë këtyre viteve.

Në reagim thuhet se për këto shkelje tashmë janë dorëzuar mbi 10 padi.

“4. Vargu i shkeljeve ligjore nga ana e ministres Nagavci dhe kabinetit të saj, në procesin e përzgjedhjes dhe shpërndarjes së teksteve shkollore është shumë i gjatë. Të gjitha organet që merren me këtë proces janë në shkelje të ligjit dhe bëjnë shkelje të ligjit, sepse kështu dhe për këtë i ka subordinuar ministrja dhe kabineti i saj. Për këto shkelje në gjykata, nga Shtëpisë Botuese Luarasi, tashmë janë dorëzuar mbi 10 padi. Ministrja Nagavci është kallëzuar penalisht me 8 vepra penale, kallëzim penal, i cili do të plotësohet edhe me dy vepra të tjera penale. Dhe tani, edhe padia kundër ministres Nagavci për shpifjen që e bëri lidhur me çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” është gati”, është thënë nder të tjera në reagim.

/GazetaSinjali/