image Shtensionimi i situatës në veri, Borrell: Lidership i përgjegjshëm nga Kurti dhe Vuçiq

Siguri

Shtensionimi i situatës në veri, Borrell: Lidership i përgjegjshëm nga Kurti dhe Vuçiq

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka komentuar shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka theksuar rëndësinë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirëpres lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Punë e madhe ekipore e BE-së, ShBA-së dhe KFOR-it”.

“Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”.

/GazetaSinjali/