image Shtatë viktima nga sulmi në Vjenë të Austrisë

Evropë

Shtatë viktima nga sulmi në Vjenë të Austrisë

news image

Sonte ka ndodhur një sulm në qytetin e Vjenës, më saktësisht në zyrat e komunitetit hebre, kështu duke lënë të vdekur shtatë persona dhe disa të tjerë të lënduar, raportojnë mediat lokale, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.

Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, tha se të shtënat ndodhën në rrugën ku ndodhet sinagoga kryesore e qytetit, në rrethin e parë, por që nuk ishte e qartë nëse shtëpia e adhurimit ishte shënjestruar.

Ai tha se nuk kishte viktima në mesin e komunitetit hebre.

Ndërkaq, sipas agjencisë austriake të lajmeve, njëri nga sulmuesi ka vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në arrati./Gazeta Sinjali/